Kryetari i LQV” Vatra “ka pritur në takim përfaqësuesit e Shoqatës Çamëria ku nga të cilët u informua për organzimin e marshit sensibilizues për Luginën e Preshevës.
Me këtë rast krytari Kadriu u shprehe se Lëvizja “Vatra” përkrahë protestën që është organizuar në Preshevë më 11.11.2018, nga Shoqata Çamëria ku i bëjmë thirrje popullatës së gjerë e në veçanti atyre që kanë prejardhje nga Kosova Lindore e që jetojnë në Kosovë të marrin pjesë në protestë.
Qëllimi i protestës është sensibilizimin e
opinionit për çështjën e pa zgjidhur të shqipëtarëve të Luginës së Preshevës.
Si dhe qëllimi i protestës është t`i bëhet me dije faktorit ndërkombëtarë, se shqiptarët e Luginës së Preshevës duan të njëjtin status sikurse serbët në Kosovë thuhet në njoftimin e Vatrës