Kalimtarët duhet të jenë edhe më tutje të kujdesshëm, kur kalojnë mbi pjesën e mbuluar të lumit “Mirusha”, prapa Hotelit “Kristal”, në Gjilan, sepse i pret i rreziku nga puseta e cila vazhdon të mbetet e hapur.
Edhe pse u shkrua para katër ditësh nga AL “GJILANI.INFO” për rrezikun nga kjo pusetë, asgjë nuk është bërë për mbulimin e saj!
Për më keq, e njëjta duket e mbuluar vetëm me katër dërrasa të holla nga të cilat edhe mund të joshët ndonjë fëmij, duke lozur pranë saj.
Dasht Zoti, të mos ndodh ndonjë e keqe, derisa të sanohet gjendja e krijuar…!/GJILANI.INFO/
Kështu dukej e njejta pusetë, para katër ditësh: