Të rinjtë në Kosovë, që përbëjnë numrin më të madh të popullatës së përgjithshme, edhe pse të izoluar nga lëvizja e lirë, pa viza, ata porositin përfaqësuesit e Bashkimit Evropian se duhet të përfundojë ky proces, për shkak se nuk do të keqpërdoret.
Të privuar nga lëvizja e lirë, pa viza, të rinjtë të cilët përbëjnë shumicën e popullatës së Kosovës, kanë mesazhet e tyre.
Studentja Besiana Mehmeti, thotë për Radion Evropa e Lirë, se rinia nuk ka për të ikur nga Kosova.
“Edhe pse jemi rini, nuk kemi për të ikur, veç kemi me shku për të vizitu. Kemi nevojë që të na hiqen kufijtë, se jemi vend i mbyllur dhe kemi me qëndru me Kosovën tonë”, thotë Mehmeti.
Krenar Ismajli, student, thotë se kërkojmë që të ma bëhet liberalizimi i vizave, për një mundësi më të mirë.
“Neve këtu në Kosovë nuk na jepet mundësia sikurse në Evropë, prandaj kërkojmë që të ma bëhet liberalizimi i vizave, për një mundësi më të mirë, ta shohim të ardhëm se si është Bashkimi Evropian dhe ta zhvillojmë vendin tonë Kosovën”, thotë Ismajli.
Ndërsa, studentja Mirlinda Kastrati, thotë se do të kishte shkuar për të studiuar në vendet e BE-së dhe do të ishte kthyer prapë në Kosovë.
“Nuk ka nevojë për t’u frikësuar se nuk besoj se rinia do të ik. Ndoshta isha shku për të studiu dhe do të isha kthye prapë në Kosovë”, thotë studentja Kastrati. /REL