Propozimi për emërtimin e Autostradës “Agim Ramadani” është bërë nga AAK, ndërsa të tjerët mund të pajtohen ose jo!
Saktësisht me 26 korrik të këtij viti, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, përkatësisht Grupi i Këshilltarëve nga kjo parti në Kuvendin Komunal në Gjilan, pati dal me propozim konkret për emërtimin e Autostradës së Gjilanit dhe Stadiumit të qytetit.
Ditët e fundit kemi rastisë të shohim një propozim nga Nisma Socialdemokrate, përkatësisht Grupi i Këshilltarëve nga NS-ja, përkitazi me emërtimin e Autostradës së Gjilanit, saktësisht me emrin e heroit Agim Ramadani, propozim të cilin e jemi bërë ne disa muaj më parë.
Nuk është propozim, sepse veç njëherë propozohet. Kjo që ka bërë Nisma Socialdemokrate, mund të quhet pajtim rreth emërtimit, assesi propozim për emërtim. Andaj, do të duhej që publikisht të kërkohet falje për tentim përvetësimi për emrin e autostradës, sepse çdo emër tjetër mund të quhet propozim, por emri i Agim Ramadanit është propozuar nga këshilltaret e AAK-së!