Humbja e Feronikelit nga Gjilani në fundjavën që lamë pas në Superligën e Kosovës në futboll ishte njëra prej befasive më të mëdha.
Në ndeshjen e zhvilluar në Gjilan, skuadra vendase mposhti Feronikelin me rezultat minimal, 1-0.
Golin e vetëm dhe të fitores, pra, e shënoi Jefferson Lopez, transmeton IndeksOnline.
Dhe në lidhje me rrjedhën e aksionit te goli i Gjilanit, ka folur edhe mbrojtësi kosovar, Arbër Prekazi.
Prekazi është i bindur se këtë gol nuk do të mund ta shmangte as mbrojtja e Barcelonës.
“Atë gol nuk do të kishte mundur që ta evitonte as Barcelona, kur e humbën topin në mesfushë”.
”Janë gjëra që ndodhin. Futbollisti i cili gaboi, nuk duhet që të pushkatohet”, tha Prekazi për ”Sport Show”.