Dita e shtune sjellë përballjen mes dy klubeve,atë të Gjilanit dhe Prishtinës në kuadër të Ipko Superligës së Kosovës e vlefshme për javën e 12-të.
Gjatë gjithë kësaj jave skuadra kuq e bardh ka punuar intenzivisht për tu përgaditur për takimin e së shtunës që fillon nga ora 13 e 45 minuta në stadiumin “Agim Ramadani-Katana”,në Gjilan,kurse sot ata mbajtën seancën e fundit stërvitore para sfidës së nesërme.
Atmosfera dhe morali në skuadrën e Gjilanit është në nivel,ku lojtarët janë të gatshëm për duelin kundër Prishtinës.Në stërvitjen e sotme që zgjati për rreth një orë ata punuan në anën taktike dhe atë teknike.Gjithashtu lojtarët e Gjilanit shfaqën optimizmin dhe gatishmërin për përalljen kundër Prishtinës.
Në këtë ndeshje Gjilanit do të paraqitet pa mesfushorin nga Shqipëria Ansi Nika,shkak kartonëve dhe këtë gjiro ai do të pushoj.