Lidhur me një rast të raportuar të sulmit ndaj një mjeku në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, autoritetet policore kanë bërë me dije se fillimisht ishte i dyshuar një qytetar, punëtor (roje) në këtë spital, ku sipas raportit të parë policor, ka sulmuar mjekun, i pakënaqur me tretmanin që iu ishte bërë gruas së tij në emergjencë ne Gjilanit, tani hetimet shtesë, sipas policisë kanë marren kahje tjetër dhe mjeku bashkë me teknikun, me urdhër të prokurorit, është kërkuar interbvistim i ityre, tani si të dyshuar dhe është kërkuar të ushtrohet kallëzim penal ndaj të njëjtëve për veprën penale “Sulm”.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka rikutjaur rastin kur më 20 tetor ishte raportuar se rreth orës 20:30, ne Spitalin Rajonal Gjilan, dyshohet se H. K. punëtor ne Spitalin Rajonal ne Gjilan (jashtë detyre) , pasi ka sjellë ne emergjence gruan e tij, nuk është pajtuar me tretmanin që i është bërë pacientes (gruas) dhe ka sulmuar fizikisht mjekun E. M. i cili ishte në detyrë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Pas intervistimit, në konsultim me prokurorin palët ishin liruar dhe rasti “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerje të detyrës zyrtare” ishte dërguar në Njësinë e Hetimeve te Stacionit, për hetime të mëtutjeshme.
Por, nga hetimet shtese, zëdhënësi Hashani thotë se pas analizimit të deklaratave që i kanë marrë me datën 25 tetor 2018 dhe pas sigurimit të provës, në këtë rast, video-incizimit të ditës kritike, hetimet kanë marren kahje tjetër.
“Sipas video-incizimit të nxjerrë nga reparti i emergjencës në Gjilan, rezulton se, në këtë rast dyshohet se mjeku E. M. dhe tekniku A. M. janë të dyshuar se kanë sulmuar fizikisht, tani viktimën H. K. , që fillimisht është potencuar se i njëjti ishte i dyshuar, e që në realitet del se është viktime në këtë rast”, ka thënë toger Hashani.
Sipas tij, njësitet e hetimeve te stacionit policor në Gjilan, në konsultim me prokurorin e Shtetit në Departamentin e krimeve të Përgjithshëm, pasi ia janë prezantuar dëshmitë, në këtë rast video –incizimi, pProkurori ka dhënë urdhër që të intervistohen edhe një herë, tani në cilësinë e të dyshuarve, mjeku dhe tekniku i tij, si dhe të ushtrohet kallëzim penal ndaj të njëjtëve, për veprën penale “Sulm”.