Të premten Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë nga një qytetar i cili ka raportuar se deri sa ishte të Penda e fshatit Livoç i Epërm, në s`kaj të pendës në ujë ka vërejtur një mjet të dyshimtë, granatë dore.
Policia i është përgjigjur rastit duke dal me urgjencë në vendin e ngjarjes, raporton Plus Tv.
Mjeti i dyshimtë ishte granatë dore, në formë sferike me ngjyrë të zezë. Për mjetin e dyshimtë është njoftuar njësiti EOD i FSK-së, të cilët rreth orës 21:15 në mënyrë të sigurtë kanë tërhequr dhe konfiskuar mjetin e dyshimtë.