Kuvendi Komunal i Gjilanit do të mblidhet nesër për të mbajtur seancat e radhës.
Më poshtë rendi i ditës për punimet që do të nisin nga ora 10:00:
R E N D P U N E
1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar
2. Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa:
2.1 Raporti financiar për periudhën Janar-Shtator 2018
2.2 Raporti i punës për periudhën Janar-Shtator 2018 i NPL “Tregu”, i NPL “Stacioni i Autobusëve” dhe i KRM “Ecohigjiena”
2.3 Propozim vendimi për emërimin e anëtarëve të Komisionit Komunal të Aksionarëve në Ndërmarrjen Publike Lokale “Tregu”-Gjilan
2.4 Propozim vendimi për emërimin e anëtarëve të Komisionit Komunal të Aksionarëve në Ndërmarrjen Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve”-Gjilan
2.5 Propozim vendimi për emërimin e anëtarëve të Komisionit Komunal të Aksionarëve në PPP “Ecohigjiena” ( për pjesën publike të KRM “Higjiena”) në Gjilan
2.6 Informatë e Drejtorisë për Arsim rreth përfundimit të vitit shkollor 2017/2018 dhe fillimit të vitit shkollor 2018/2019
2.7 Kërkesë për Kompensimin e Komisionit për ndarjen e Bursave për student të dalluar
2.8 Raporti i komisionit për mbikëqyrjen e Dezinsektimit, Dezinfektimit dhe Deratizimit
3. Të ndryshme
Seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, (ish objekti i gjykatës) më 31.10.2018 në ora 10:00.