Nazmije Demolli-Kastrati, Kryetare e Këshillit të Prindërve për Regjionit të Gjilanit e përkrahë vendimin e Drejtorisë së Arsimit në Gjilan
Nazmije Demolli-Kastrati, Kryetare e Këshillit të Prindërve për Regjionit të Gjilanit përshëndetë dhe përkrahë urdhëresën e Drejtorisë së Arsimit në Gjilan, e cila ndalon të gjitha parambrëmjet në formë të organizuar brenda dhe jashtë hapësirave shkollore.
Objektiva e saj bazohet në disiplinë dhe cilësi në arsim, si dhe evitimin e çfarëdo sjellje jo-etike që mund të ndodhin në organizimin e këtyre parambrëmjeve, kur kemi parasysh moshën e nxënësve (nën 18 vjeç).
Gjithashtu, barra financiare e prindërve është një tjetër faktor ndikues në parandalimin e këtyre parambrëmjeve.
Gjithashtu, apelon edhe të komunat tjera që ta ndjekin një praktikë të tillë.