Në kuadër të javës së 13-të në Ipko Superligën e Kosovës,skuadra e Gjilanit nesër zhvillon ndeshjën si nikoqir i Kekut.
Në vazhdimësinë e përgaditjeve për këtë duel,lojtarët edhe sot kryen seancën e rregullt stërvitore dhe njëkohësisht të fundit para sfidës së nesërme.
Kujtojmë se takimi i fundit mes Gjilanit dhe Kekut i vlefshëm për javën e dytë të këtij edicioini,kishte përfunduar në favor të kuq e bardhëve,ku kishin triumfuar me rezultat 3:2 si musafir në Obiliq.
Sfida e nesërme mes Gjilanit dhe Kekut fillon nga ora 13 e 30 minuta dhe zhvillohet në stadiumin “Agim Ramadani-Katana”,në Gjilan.