Feronikeli ka vazhduar me fitore, derisa në kuadër të javës së 13-të e mposhti Drenicën në shtëpi me rezultat 2-1, për të vazhduar kështu kryesimin në renditjen tabelare me 29 pikë, raporton Gazetasheshi.com.
Tre pikësh të rëndësishëm kanë arritur edhe Gjilani dhe Ballkani që tani ngriten në klasifikim dhe bëjnë një hap të madh drejt konsolidimit në mesin e tabelës.
Gjilanasit renditen në pozitën e pestë me 20 pikë, ndërkohë “portokallinjtë” nga Therranda me dy pikë më pak pozicionohen në vendin e tetë.
Llapi ka mbetur prapa në luftën për titullin kampion pas disfatës në shtëpi nga Ballkani, ndërkohë KEK-u duket e dorëzuar në fundin e klasifikimit.