Grupi i këshilltarëve komunal të Lëvizjes Vetëvendosje!, kanë lëshuar seancën e djeshme të Kuvendit Komunal, pas shkeljeve dhe përjashtimeve që u bënë nga ana e pozitës.
Shefi i grupit të LVV-së Nevzad Isufi, ka thënë se kryesuesja e Kuvendit, zyrtarët ligjor dhe disa anëtarë të Kuvendit, kanë shkelur nenin 47 të ligjit për Vetëqeverisje Lokale, ku thuhet se anëtari i kuvendit të komunës mund të kërkojë shtimin e një pikë në rendin e ditës gjatë seancës së rregullt të kuvendit të komunës, nëse çështja që kërkohet të përfshihet në rend të ditës është çështje
urgjente me rëndësi publike. Ndërkaq, në Kuvendin Komunal të Gjilanit, dje u shtuan tri pika të rendit të ditës, asnjëra prej të cilave nuk ishte urgjente dhe dy prej të cilave u kërkuan të futeshin nga drejtorët komunal”, ka thënë Isufi.
Ndryshe, arsyeja tjetër pse u lëshua seanca, ishte edhe përjashtimi nga e drejta e opozitës për të propozuar emra për përbërjen e komisioneve të aksionerëve të ndërmarrjeve publike komunale, për cka shefi i grupit të LDK-së kërkoi pauzë 5 minutëshe për tu konsultuar, por që në fakt ai u konsultua me veten sepse me sa duket nuk e kishte mirë të qartë se kë ta emëronte në këto pozita.