Klubi i volejbollit i Dritës ka bërë një përforcim të madh. Gjilanasit kanë rikthyer volejbollisten, Arjola Prenga, e cila këtë kampionat do të jetë pjesë e KV Drita, shkruan Gazetasheshi.com.
Prenga do të vjen t’i ndihmojë ekipit të cilin e shpalli kampion në vitin 2016, duke e rikthyer titullin te KV Drita, titull i cili mungonte për 20 vite radhazi.
Prenga këtë vit u shpall lojtarja më e mirë në pozitën e pranueses duke qenë në “Dream Team” te Europe Silver League.
Volejbollistja ka një karrierë të bujshme duke qenë nëpër shtete të ndryshme si në SHBA, Spanjë, Francë, Norvegji dhe Turqi.