Sot në Kuvendit Komunal në Gjilan, i bëri vizitë Deniza Miftari, gjilanasja 23 vjeçare e cila ka arritur të bëhet asambleistja e parë kosovare në qytetin Roeselares në Belgjikë. Deniza, në zgjedhjet lokale të mbajtura në tetor, ka arritur të grmbulloj vota të mjaftueshme për tu zgjedhur përveç si kosovarja e parë, edhe më e reja në moshë. Deniza është e përkushtuar edhe në humanizëm, në mbështetje të fëmijëve nga familje jo-funksionale dhe aktivitete tjera vullnetare që janë kryesisht të karakterit human për komunitete të ndryshme në nevojë.
Bashkë me Gentrit Murselin, Arbëresha Kryeziu e Erleta Osmani, në takimin që sot realizuam me Denizën, shkëmbyem përvojat tona për mënyrën e funksionimit të institucioneve lokale në Kosovë, gjegjësisht në Bëlgjikë. E informuam për organizimin dhe funksionimin e Komitetit për Kulturë, Rini dhe Sport, për çfarë edhe u impresionua Deniza me mënyrën e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet përfaqësuesëve të pozitës dhe opozitës në këtë Komitet.
Me këtë rast, në shenj respekti e mirënjohje për angazhimet e saja dhe arritjet që ka bërë në Belgjikë, i dhurova një medalje të Festivalit Ndërkombëtart “Rising Stras” që është realizua në Kosovë, dhe katalogun e garuesëve në mënyrë që Denisa ti ketë si kujtim të mirë.
Si komb e si shtet, duhet të ndihemi mirë e krenar me vajzat e djemtë tanë anembanë botës për të arriturat e tyre dhe integrimin ne shoqëritë e përparuara. Deniza është njëra nga shumë të rinjtë tanë që po shënon suksese në botë. Të tillët si Deniza, janë pasqyrë e mirë e shqiptarëve në përgjithësi, sepse angazhimi dhe veprat e tyre në vendet ku jetojnë e veprojnë, përcjellin mesazhin më të mirë dhe më real të shqiptarëve. Ne institucione e si qytetarë, do të jemi në mbështetje të vazhdueshme të tyre sepse këta janë ambasadorët e vërtetë të shtetit e kombit tonë në të gjitha vendet e botës.