Të nderuar anëtar, përkrahës, simpatizant, qytetar të nderuar
Si kryetar i nëndegës në lagjën Arbëria dhe anëtar i këshillit drejtues të AAK-ës në Gjilan.
Ju njoftoj se për shkak të degradimit, mungesës bashkëpunimit të sinqertë, anashkalimit si dhe nëpërkëmbjes së njerzve më të devotshëm të partisë, frigë nga konkurrenca, jo transparencës, privatizimit të partisë kam vendosur që mos të jem anëtar i kryesisë së AAK-së, në Gjilan, për hapat e mëtutjeshëm do t’ju njoftoj në ditët në vijim edhe pse i zhgënjyer nga organizata ku kam kontribu kjo nuk më bënë të dorëzohem para përkrahësve dhe në përgjithësi para qytetarve por me bënë edhe më të fuqishëm dhe gjithnji do të vazhdoj ti shërbej qytetarëve të komunës time.
Me respekt dhe nder Ardian R. FONIQI