-Sot Gjilani kreu seancën e fundit stërvitore para takimit kundër Trepçës 89.Treningu i sotëm u mbajtë në fushën e stadiumit,ku lojtarët fillimisht patën një vrapim të lehtë,pastaj kryetrajneri Pajaziti punoi me futbollistët e tijë në detajet e fundit për duelin e sotshëm.
-Në takimin kundër Trepçës 89 për skuadrën gjilanase nuk pritet të ketë mungesa,ku numri një i pankinës Pajaziti mund të llogarisë në të gjithë futbollistët për takimin e nesërm.
-Sfida mes Trepçës 89 dhe Gjilanit zhvillohet nesër në “Riza Lushta” në Mitrovicë,me fillim nga ora 13 e 30 minuta.