Rreth 700 shikues e kanë përcjellë ndeshjen më interesante të javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll.
Të shtunën mbrëma në Gjilan u takuan Drita dhe kampionin aktual, Besa Famgas. Të dy skuadrat i kishin fituar pesë ndeshjet e para. Serinë e fitoreve e vazhdoi Besa, që triumfoi ndaj Dritës me rezultat 35:22, transmeton Koha.net.
Tani vetëm Kastrioti e Besa kanë pikë maksimale, nga 12. Prishtina e Drita mbajnë vendet tre e katër me nga 10 pikë, bën të ditur FHK.
Të shtunën u luajtën edhe dy ndeshje tjera të javës së gjashtë. Prishtina fitoi ndaj Zhegrës me rezultat 48:29, kurse Trepça e mposhti Drenicën me rezultat 28:21.
Ndeshja e fundit e javës së gjashtë është ajo në mes të Samadrexhës e Vëllaznimit që luhet të dielën nga ora 18:00.
Drita – Besa Famgas 22:35 (10:18)
Drita: Sylejmani, Buqinca, Mehmeti, Mustafi 1, Maxhera 2, Gubetini 2, Shaqiri 3, Misini 7, Shahini 1, Cimili 3, Azizi 1, Selmani 2, Veliu
Besa Famgas: B. Idrizi 4, Vokshi 3, Jupa 5, Y. Muqolli, Tetova 2, D. Idrizi 1, Dr. Tahirukaj 4, D. Tahirukaj 5, Ramosaj 1, Kukrika 6, Tafilaj 1, J. Muqolli 3, Berisha, Mehmeti, Broqi
Prishtina – Zhegra 48:29 (23:12)
Prishtina: Beqiraj, Agushi, Krasniqi 1, Hoxha 3, Ademi 2, Kastrati 5, Visoka 5, Murtezi 1, Bajqinovci 11, Basholli 3, Abazi 4, Gjuka 7, Beshiri 6
Zhegra: Aliu 8, A. Isufi 4, A. Haziri 7, Kurexhaj, L. Haziri 1, Agushi 2, Jakupi, A. Murseli 4, M. Murseli 3