Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshimtë, i cili në Kllokot, nga gjeneratori i objektit të Banjës “Nëna Naile” ka vjedhur 100 litra naftë.
Lajmin e ka bërë të ditur Ismet Hashani, zëdhënës rajonal i policisë i cili ka theksuar se Policia e Kosovës, njësitet Patrulluese policore nga stacioni policor i Kllokotit gjatë patrullimit kanë takuar të dyshuarin mbrapa objektit të banjës ,,Nëna Naile”, me veturën Audi A3, me tab.05, ku në bagazhin e veturës dhe pranë veturës është gjetur një sasi mbi 100 litra naftë, ku dyshohet se janë vjedhur nga gjeneratori i objektit të banjës.
Me urdhër të prokurorit, derivatet e vjedhura i kthehen pronarit, i dyshuari intervistohet ne prani te avokatit mbrojtës . Me urdhër te prokurorit të shtetit rasti i referohet Prokurorisë Themelore në procedurë të rregullt.