Ministri për Tregtinë e Jashtme dhe Marrëdhëniet Ekonomike të Bosnjë-Hercegovinës, Mirko Sarovic, ka deklaruar se vendimi i Kosovës për ngritjen e taskës për 10 % për të gjitha produktet e importuara nga BH është një precedent dhe nuk mund të tolerohet.
Sarovic shprehet se vendimi i Qeverisë së Kosovës është plotësisht në kundërshtim me parimet themelore të tregtisë në kuadër të CEFTA’s, transmeton gazetametro.net.
“Megjithëse nuk kemi të gjitha detajet e vendimit të Qeverisë së Prishtinës, ne si Ministri kemi marrë një vendim të shkruar, sepse ne vlerësojmë se është një vendim i pacaktuar me marrëveshjen rajonale të CEFTA’s “, ka thënë ai, teksa shtoi që taksa prej 10 përqind për të gjitha produktet nga BiH drejtpërdrejtë goditi në themel të parimeve themelore të tregtisë së lirë në kuadër të CEFTA-s.
Sipas tij, Kosova po e izolon veten me këto veprime, dhe i njëjti shton se do kërkojnë reagim urgjent të sekretariatit të CEFTA’s.
“Kosova vetëm veten po e izolon me këto vendime. Ne do të kërkojmë reagim urgjent të Sekretarisë së CEFTA-s dhe të organeve të tjera kompetente që merren me çështje të barrierave brenda kufijve të CEFTA-s”, ka thënë Sarkovic.
Ndërkohë, lidhur me vendimin i cili u mor dje për vendosjen e taksës për Serbinë dhë Bosnjë-Hercegovinën, kanë reaguar edhe krerë të shtetit serb, të cilët kanë kërcënuar edhe me ndërprerje të dialogut.
Ndryshe, dje kryeministri Haradinaj nënshkroi një vendim ku parashihej vendosja e taksës prej 10% për produktet serbe dhe boshnjake, me përjashtim të brendve ndërkombëtare që prodhohen në këto vende.