Në Gjermani në kuartalin e tretë të këtij viti, me 1,24 milionë vende të lira punë, është shënuar mungesë rekorde, njofton IAB.
“Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i vendeve të paplotësuara është rritur për 140.000”, thuhet në kumtesën e IAB-së (Institutit për hulumtimin e tregut të punës), i cili bashkëpunon më Agjencinë federale për punësim nga Nyrnbergu.
“Shtimi më i madh i kërkesës është shënuar në fushën e industrisë së përpunimit, por kërkesa në sektorin e veprimtarive shërbyese me mbi 600.000 vende të lira pune është edhe më e madhe”, thotë Alexander Kubis nga IAB-ja.
Në ndërtimtari janë të lira 180.000 vende pune, ndërsa në sektorin e logjistikës (transport e depo) 87.000.
Numri më i madh i vendeve të lira të punës ka të bëjë me përgatitjen e mesme profesionale dhe atë të lartë (60.8), pastaj për persona pa kualifikim (22 për qind), dhe në fund për personat me arsimim fakulteti (17 për qind).
Tregun gjerman të punës me vite e mundon mungesa e fuqisë punëtore, krahas numri gjithnjë e më të madh të pensionistëve, gjë që përgjegjësit përpiqen ta kompensojnë me importin e fuqisë punëtore.