Muaji që shkoi, ishte muaj i solidaritetit, aksion ky tradicional i Kryqit të Kuq, mirëpo, thënë realitetin solidariteti është duke u zbehur, tha Ilmi Shala, sekretar i Kryqit të Kuq, Dega në Gjilan.
“Po mungon solidariteti nga qytetarët, ndoshta edhe për shkak të gjendjës së tyre ekonomike. Sukses i madh mund të arrihet në grumbullimin e veshëmbatjeve, por jo edhe gjërave ushqimore e higjenike, të cilat për kah sasia, pothuajse janë shumë të pakëta”, ka thënë ai.
Ai, tha se, edhe pse ka përfunduar muaji i solidaritetit, ne vazhdimisht jemi pran qytetarëve të cilët munden dhe dëshirojnë për të shprehur solidaritetin e tyre me gjëra ushqimore të domosdoshme, si: miell, vaj, oriz, sheqer, e të tjera.
Nga ana tjetër, bëhet e ditur, se numri i familjeve skamnore, të evidentuara në Kryqin e Kuq, Dega në Gjilan, aktualisht arrin diku rreth 600 syresh.
Shala, tha se, në mesin e tyre janë 250 familje më të rrezikuara, e për të cilat shpërndahen ndihma më shpesh, kurse për nevojat e familjeve tjera shumë pak./GJILANI.INFO/