Policia e Kosovës në Kamenicë ka pranuar një ankesë nga ankuesi shqiptar i cili ka raportuar se më 07.11.2018 rreth orës 18:02, në fshatin Lajqiq, komuna Kamenicës, i dyshuari shqiptar kohë pas kohe e viziton pronën e tij në fshat dhe duke pastruar atë pronë ka ndezur një zjarr, ku zjarri del nga kontrolli dhe përhapet në ara të tjera me ç‘rast ankuesit i digjen rreth 60 ari mal dhe 60 ari të mbjella me pemë në vlerë të konsiderueshme.
Me vendim të prokurorit, rasti i referohet PTH në procedurë të rregullt.