Nora Gjakova ka mbyllur serinë e fitoreve në gjysmëfinale, duke mposhtur sllovenen Kaja Kajzer, për t’iu bashkuar Majlinda Kelmendit dhe Distria Krasniqit në finalet e Grand Prix që po mbahet në Uzbekistan.
Gjakova me një ippon mposhti sllovenen për të siguruar medaljen e argjendtë dhe tani siguron finalen në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Majlinda e Distria kualifikohen në finale
Majlinda Kelmendi ka fituar në gjysmëfinale me Ippon ndaj Ana Perez box nga Spanja.
Ndërsa Distria Krasniqi ka mposhtur Amber Gersjes nga Holanda në gjysmëfinale, që të dyja janë kualifikuar në finale.
Edhe Distria e Nora fitimtare, kualifikohen në gjysmëfinale
Që të dyja, Distria Krasniqi e Nora Gjakova kanë shënuar fitore në çerekfinale.
Distria ka mposhtur gjermanen Katharina Menz me Ippon, ndërsa Julia Kawalczyk nga Polonia, që të dyja janë kualifikuar në gjysmëfinale, transmeton koha.net.
Majlinda mposht hungarezen, kalon në gjysmëfinale
Kampionia Olimpike Majlinda Kelmendi, nuk ka të ndalur.
Kelmendi ka mposhtur Reke Pupp, nga shteti i Holandës në çerek finale.
Majlinda kualifikohet për gjysëm finale.
Kosova nis me fitore rrugëtimin drejt medaljeve në Uzbekistan
Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë nisur me fitore rrugëtimin drejt medaljeve në Grand Prixin që po mbahet në Tashkent të Uzbekistanit.
Krasniqi fitoi në raundin e dytë ndaj izraelites Tamar Malca ndërsa Gjakova mposhti garuesen nga Venezuela, Wisneybi Machado.
Pas gjysmë ore do të ndeshet edhe Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi që është në çerekfinale.