Punëtoria një ditore për “Hartimin e Planit të punës në inicimin e dialogut social ndërmjet shkollave dhe QPS-së, me këshillat drejtues të të dy shkollave “Selami Hallaçi” dhe “Thimi Mitko”, në Gjilan në këtë punëtori po marrin pjesë edhe zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale (QPS-së) Drejtoria e Arsimit dhe Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale si dhe Policia e Kosovës.
Qëllimi i kësaj punetorie është hartimi i planit të punës së shkollës në trajtimin e fëmijëve më sjellje të dhunshme /asociale, ofrimin e shërbimeve profesionale dhe me kohë, dhe qasja tek familjet e këtyre fëmijëve. Pasi që shkollat gjithmonë kanë veshtirësi në përgjigjjen e prindërve të këtyre fëmijëve në shkollë, kur ftohen nga shkolla për sjelljet apo veprimet e fëmijëve të tyre qe bien në kundërshtim me rregullat e shkolës.
Kjo punëtori organizohet në kuadër të programit tematik në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes me të drejtat e fëmijëve “Detyrimi ynë për të Ardhmen – Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës” i cili implementohet nga organizata Syri i Vizionit, në partneritet me Save the Children, zyra në Kosovë.