Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur një konferencë për gazearë drejtpërdrejtë ng Parisi, ku edhe po qëndron si i ftuar në ‘Konferencën e Paqes’.
Ai ka përsëritur edhe njëherë se nuk do ketë shkëmbim të popullatave dhe Kosova do jetë multietnike, duke ritheksuar se s’do ketë ndarje.
‘Nuk do ketë ndarje, nuk do ketë model të Serbsë në asociacion’, u shpreh Thaçi.
Ndërsa sa i përket liberalizimit të vizave për kosovarët, presidenti Thaçi u shpreh se votimi do duhej të ndodhte në dhjetror, dhe siç thotë ai ‘nuk e kupton e as nuk e arsyeton asnjë vend në rezervat për lëvizjen e lirë të kosovarëve’, transmeton gazetametro.net.
Thaçi sa i përket vizave, tutje u shpreh se do mundohet të bisedojë personalisht me gjithë përfaqësuesit e vendeve të Europës që janë pjesëmarrës në Paris me ftesë të Marconit, dhe për këtë të fundit thotë se pret të jetë shtytës në procesin e liberalizimit.
‘Do të duhet të ndodhte votimi i këshillit të ministrave në dhjetor, unë nuk e kuptoj as nuk e arsyetoj as një vend në rezervat për votimin për vizat në Kosovë.
Si shtet kemi implementuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Nëse liberalizimi nuk ndodh tani, do të krijohen rrethana paragjykuese nga vetë qytetarët e vendit. Presidenti francez, Macron pres të jetë shtytës i ëktij procesi’ ka thënë Thaçi.