Në një organizim madhështor të Drejtorisë Komunale të Arsimit, u mbajt ceremonia e diplomimit të rreth 200 semimaturantëve, të cilët përmbyllën me sukses një etapë të rëndësishme të rrugëtimit të tyre arsimor.
Ceremonia mblodhi drejtorë shkollash, mësimdhënës, prindër dhe nxënës, duke krijuar një atmosferë festive e emocionuese për të gjithë të pranishmit.
Drejtori i Arsimit, Selami Klaiqi, në fjalën e tij theksoi përkushtimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit për krijimin e kushteve sa më të mira për nxënësit, duke veçuar investimet dhe lehtësirat që po ofrohen për një shkollim cilësor në arsimin e mesëm.
“Diplomimi është një moment krenarie për secilin prej jush. Ju inkurajoj të vazhdoni rrugëtimin tuaj me përkushtim, sepse arsimi është investimi më i vlefshëm për të ardhmen. Si Drejtori Komunale e Arsimit do të vazhdojmë të krijojmë kushte dhe mundësi që çdo i ri të ketë qasje në arsim cilësor dhe zhvillim të plotë,” u shpreh drejtori Klaiqi.
Në emër të të gjitha shkollave, drejtoresha Arbenita Rexha përgëzoi semimaturantët për suksesin e arritur dhe u uroi atyre shumë suksese në rrugëtimin e mëtejmë arsimor.
Ndërkaq, në emër të të gjithë semimaturantëve, nxënësit Moreja Keqmezi dhe Alman Hoti nga ShFMU “Fan Noli” falënderuan mësimdhënësit, prindërit dhe të gjithë ata që i mbështetën gjatë viteve të shkollimit, duke shprehur mirënjohje për kujtimet dhe përvojat e çmuara të krijuara në bankat shkollore.
Ceremonia u përmbyll me ndarjen e diplomave dhe fotografi të përbashkëta, duke shënuar fundin e një kapitulli të rëndësishëm dhe fillimin e një etape të re për semimaturantët e Komunës së Kamenicës

