Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e edicionit vjeshtor në Lidhjen Rajonal të Futbollit në Gjilan për edicionin 2018/19, shkruan Gazetasheshi.com.
Dhjetë skuadra kanë garuar për nëntë javë, ndërkohë që tashmë janë mësuar edhe ekipet të cilat do ta mbajnë epitetin e kampionit dimëror.
Përmes faqes zyrtare LRFGJ ka paraqitur kampionët dhe ka njoftuar opinionin në lidhje me ecurinë e këtyre ndeshjeve.
Gazetasheshi.com ju transmeton më poshtë të gjithë kampionët dimëror në Lidhjen Rajonale të Futbollit në Gjilan për edicionin 2018/19:
KF Galaksia kampione në grupmoshën e Fatosëve U-13
KF Galaksia – Fatosët U-13
Galaksia ka regjistruar një rekord fantastik prej nëntë fitoreve në po aq ndeshje për tu shpallur me meritë kampion në stinorin vjeshtor. Me 27 pikë të tubuara dhe me një golaverazh prej 40 golave të shënuar dhe vetëm tre të pranuar skuadra e Jetulla Arifit dimëron si lider në këtë grupmoshë.
Renditja përfundimtare për stinorin vjeshtor në kategorinë e Fatosëve U-13
FC Vitia kampione në grupmoshën e Pionierëv U-15
FC Vitia – Pionierët U-15
Të udhëhequr me plot sukses nga trajneri Sylejman Hajdini ekipi i 15-të vjeçarëve të Vitisë dimëron në pozitën e parë të renditjes tabelare. Shtatë fitore dhe dy barazime me një golaverazh prej 48 golave të shënuar dhe 15 të pranuar janë shifrat që ekipi i Vitisë ka regjistruar në edicionin vjeshtor të kampionatit.
Renditja përfundimtare për stinorin vjeshtor në kategorinë e Pionierëve U-15
FC Drita kampione në grupmoshën e Kadetëve U-17
FC Drita – Kadetët U-17
Një sukses i shënuar edhe për FC Dritën dhe djelmoshat e Skender Bunjakut që kanë mbyllur me plot sukses edicionin vjeshtor të kampionatit. Nëntë fitore në po aq ndeshje, 39 gola të shënuar dhe vetëm dy të pranuar, janë regjistra që tregojnë më së miri për ecurinë fantastike në fazën e parë të garav për bardhekaltërit.
Renditja përfundimtare për stinorin vjeshtor në kategorinë e Kadetëve U-17
/Gazeta Sheshi/