Ajo çfar vendet evropiane e kanë zbatuar me dekada, një projekt i ri, model gjerman po zbatohet edhe tek ne, në Prishtinë.
Është ideatorja Xaki Asllani e cila pas qëndrimit tre vjeçar në Gjermani duke i parë nga afër institucione të shumta për kujdesin e personave të moshuar, ka vendosur një projekt të tillë ta realizoj edhe në Kosovë, që ka filluar punën tash gati dy muaj.
Ky projekt është emërtuar ‘SHTËPIA JUAJ’ që nëkupton strehë për gjithë personat në moshë që mos mbeten pa kujdes dhe të vetmuar.
Duke e patur parasysh se tashmë edhe te ne shumica e të rinjëve punojnë e në anën tjetër shumë nga antarët e moshuar të familjeve nuk janë mirë me shëndet, nuk e duan vetminë ka lind ideja me i trajtuar këto kategori, që do të thotë ide jetike edhe tek ne.
Edhe pse sapo ka filluar të funksionoj ‘SHTËPIA JUAJ’ sipas drejtoreshës Xaki Asllani interesimi është i madh për ti sjellë të moshuarit në këtë shtëpi.
Pavarësisht që tek ne është ky shërbim i padëgjuar më parë,fillimisht edhe përkundër nevojave hezitojnë të vendosen por kur i shohin nga afër kushtet, trajtimin, përkujdesjen adaptohen shpejtë dhe pyesin veten