Në fshatin Lladovë të Gjilanit dje ka ndodhur një rrahje ndërmjet tre personave për mosmarrëveshje pronësore, të cilët janë arrestuar.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje pronësore, janë rrahur mes veti”, bën të ditur Policia e Kosovës, transmeton Koha.net.
PK shton se dy të dyshuar kanë pësuar lëndime trupore dhe iu është ofruar tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.