Jemi dëshmitarë që viteve të fundit, që Gjilani është mbushë me buste dhe me përmendore në shenjë respekti për heronjtë. Ky përkushtim është i qëlluar dhe shumë mirë që është bërë, por në mesin e këtyre busteve pa dyshim se ka pas vendin edhe busti i Sylë Zarbicës dhe shumë heronjve nga Kosova Lindore”, ka thënë Kushtrim Kadriu, kryetar i Lëvizjes Qytetare “Vatra”, transmeton Portali 2LONLINE.
Ai shtoi se në mesin e këtyre busteve pa dyshim do të kishte vend edhe Sylë Zarbica, një hero i cili luftoi me ngulm për të mbrojtur edhe Gjilanin gjatë viteve 40-ta, gjatë luftës së dytë botërore.
“Fatkeqësisht nuk kemi asnjë shkollë, asnjë institucion e as një bust që të përkujton veprën e këtij kolosi, a thua për çfarë bëhet kjo? Të paktën, kështu do të respektoheshin mijëra luginas të dëbuar që tani jetojnë në Gjilan e që me taksat e tyre kontribuojnë në ndërtimin dhe zhvillimin e Gjilanit”, ka thënë Kadriu.
Ai tha se megjithatë shpresojnë që të bëhet një gjë e tillë e të merr vendin meritor edhe Sylë Zarbica.