Pasi kanë pësuar humbje këtë mesjavë nga Kastrioti i Ferizajt, hendbollistët e Dritës u janë rikthyer fitoreve. Në mbrëmjen e së shtunës në Palestrën e Sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë, hendbollistët e Dritës kanë shënuar fitore në ballafaqim me Vllaznimin vendas. Pas 60 minutave lojë rezultati përfundimtar ishte 22:27.
Edhe në këtë ndeshje hendbollistët e Dritës aplikuan mbrojtje të fortë, kundërsulme të shpejta dhe ishin efikas.
Me këtë fitore Drita mban hapin me ekipet që mëtojnë të dalin në Evropë në stinorin e ardhshëm, kurse numri i pretendentëve këtë vit është rritur.