Arrihet marrëveshje bashkëpunimi në mes të ” Lëvizjes Qytetare Vatra” dhe asambleistit të pavarur të K.K. të Gjilanit z. Ibish Ibishi.
Me qëllim të forcimit dhe ndikimit në vendimmarrje në të mirë të qytetarëve të Komunës së Gjilanit, nga sot Lëvizja Qytetare “Vatra” dhe asambleisti i pavarur z. Ibish Ibishi do të veprojnë si një trup i përbashkët brenda Kuvendit Komunal në Gjilan, ku z. Ibishi do të jetë kryesues i këtij trupi.
Kjo marrëveshje hyn në fuqi menjëherë pas nënshkrimit dhe do të vlej deri në fund të mandatit.