Dje ju dha lamtumira e fundit tri viktimave të fshatit Ponesh të Gjilanit, që vdiqën pas një aksidenti fatal të premten mbrëma.
Turma njerëzish shkuan te varrezat e fshatit për ta ndarë mërzinë me familjarët e të ndjerëve Agron Shala, 25 vjeç, Osman Shala, 65 vjeç, e Arife Shala, 88 vjeç.
Tri viktimat së bashku me viktimën tjetër, Elfete Rashitin, e cila u varros një ditë më parë, ishin aksidentuar me eskortën e ambasadores turke.
Për këtë rast janë angazhuar tre ekspertë që do të merren me gjetjen e fajtorit të aksidentit.
Ndërsa vetëm në 24 orët e fundit, në Kosovë janë shkaktuar 6 vdekje si pasojë e aksidenteve rrugore.