Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 49 aksidente trafiku, prej të cilave 24 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 25 të tjera me dëme materiale.
Sipas policisë, brenda ditës janë gjobitur 943 pjesëmarrës në komunikacion që kanë thyer rregullat e trafikut.