Vënia e taksës prej 10 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës ka ndikuar në rritjen e çmimit të bukës.
Ky çmim në disa qytete është rritur për 5 centë, ndërsa në disa të tjera për 10 centë. Krejt kjo, si pasojë e rritjes së çmimit të grurit, i cili hyn nga Serbia.
Sipas mullisëve, deri më tani gruri i cili është blerë nga Serbia ishte 18 centë, tani atë e blejnë për 24 centë. Faktor tjetër, i cili ka ndikuar që kosovarët të paguajnë më shtrenjtë bukën, është edhe rritja e çmimit të naftës.
Ky çmim nuk do të jetë përfundimtar, pasi që mullisët paralajmërojnë që ky çmim i bukës të rritet edhe më shumë. Një ditë më parë, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se vënia e taksës për 10 për qind nuk do të ketë efekt për ngritjen e çmimeve.