Me një delegacion të gjerë të përfaqësuesve të Komunës së Gjilanit, kryetari Lutfi Haziri, ka vizituar familjen e cila ka pësuar tragjedi nga aksidenti i trafikut që ndodhi ditë më parë ku humbën jetë katër anëtarë të familjes Shala nga Poneshi.
Kryetari Haziri ka thënë se në këto raste të rënda të dhimbjes për ndarjen nga jeta të katër anëtarëve të familjes është e vështirë të bartet mesazh për familjen, përpos ngushëllimit të sinqertë dhe gatishmërisë për të qëndruar afër në vazhdimësi.
“Kjo dhembje dhe mërzi e cila ka kapluar familjen Shala është e rëndë dhe e vështirë, mirëpo do të jemi bashkërisht afër tyre në çdo moment për t’ua lehtësuar sado pak. Megjithëse, shumë e vështirë është kjo ndarje, duhet që familja dhe farefisi të bëhen të fortë dhe të ecin përpara duke nderuar e respektuar ata që kanë humbur jetën, por edhe duke u angazhuar për të gjallët dhe për të ardhmen”, ka pohuar mes tjerash kryetari Haziri.