Sot Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që të rrisë taksën për produktet serbe në 100 për qind.
Megjithatë në fotografitë e publikuara nga kryeministri Haradinaj, ku shihen të gjithë ministrat e kabinetit të cilat kanë ngritur dorën për të miratuar këtë vendim, Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, shihet me të dy duart ulur, duke e lënë të pa qartë se si ka votuar.
E për këtë gjë kanë raportuar edhe mediat serbe.
Telegrafi serb shkruan se “Pacolli nuk e ngriti dorën kundër Serbisë, a është kjo fotografi një provë’.
Për ketë vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës kanë ardhur menjëherë reagime të ashpra nga Beogradi dhe gjithashtu edhe nga Lista Srpska.