Vendimi për rritjen në 100% ndaj produkteve serbe, po e përkrahin edhe qytetarët.
Madje në qytetin e kaçanikut, disa prej tyre kanë shkuar edhe më larg duke djegur produktet serbe, transmeton Insajderi.
Një video është postuar në një faqe lokale të kësaj komune, ku tregohen edhe arsyet.
“Pas apelit për t’i bojkotuar produktet e Serbisë, disa kaçanikas kanë vendosur t’i djegin të gjitha produktet e Serbisë. Aksioni ka fillu që tani dhe po vazhdon vazhdimisht”, thuhet mes tjerash në postimin e faqes që e ngarkoi videon.