Në shenjë bojkoti ndaj produkteve serbe, disa qytetarë në Kaçanik i kanë djegur produktet serbe.
Në një video të publikuar në rrjete sociale, kaçanikasin janë parë duke i djegur produktet me prejardhje nga Serbia.
Për këtë gjë ka reaguar Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Në një takim me përfaqësuesit e serbëve, Vuçiq djegien e produkteve serbe e ka krahasuar me djegien
e librave hebrenjë në Gjermaninë naziste atë kohë.
“Kjo është diçka që nuk është parë më herët. Djegia e produkteve serbe në Kaçanik është si djegia e librave hebrenj në Gjermaninë naziste. Ky është një lloj i keq nazizmi, për të cilën disa njerëz janë krenar”, ka thënë Vuçiq.