Ekipi i Gjilanit sot përmbylli seancën e fundit stërvitore para duelit të nesërm kundër Ballkanit.Kuq e bardhët sot stërvitën tek fusha ndihmëse me barë artificial,të cilat zgjaten rreth një orë.
-Lojtarët së bashku me shtabin teknik të ekipit sot patën mundësi të punojnë në detajet e fundit para duelit të nesërm që Gjilani e zhvillon si musafir në Therandë.Kryetrajneri Pajaziti stërvitjen për lojtarët e tijë e startoi me një vrapim të lehtë ku pastaj ai vazhdoi punën në skemat e tijë dhe në vendosjen e skuadrës.
-Ekipi ka punuar gjatë këtyre ditëve me intenzitet mjaftë të lartë ku u përgaditën maksimalisht për sfidat e mbetura të pjesës vjeshtore të kampionatit tonë.Gjithashtu harmonia brenda ekipit është në nivelin e duhur,ku lojtarët shfaqën optimizëm para duelit të nesërm për një rezultat pozitiv.
-Sfida mes Ballkanit dhe Gjilanit zhvillohet nesër me fillim nga ora 13 e 30 minuta në “Stadiumin e Qytetit” në Therandë.