Në njoftimin e fundit që e ka bërë zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka pohuar se në Kosovë nuk ka hyrë asnjë kamion me mallra të cilat vijinë nga Serbia.
Kurse Drejtori i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Çadezh ka deklaruar sot, se dje në Kosovë kanë hyrë rreth shtatë kamiona me mallra nga Serbia.
Mirëpo Stavileci ka hedhur poshtë këto deklarata duke konfirmuar se nuk ka pasur doganime.
Nuk është e vërtete, ata munden me qenë mallrat të cilët i kanë tranzitu, nuk ka pasur doganime”, ka thënë Stavileci për Insajderi