Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ngushëllon familjen, shokët dhe të gjithë të afermit me rastin ndarjes nga jeta të familjarit, mikut dhe njeriut te veçantë, Haki Hasani.
“E nderuara familja Hasani, mora lajmin e rëndë të ndarjes nga jeta të njeriut i cili përpos tjerash ishte i afërt me të gjithë ata që e njohën. Ai me qetesinë e tij, me vendosmërinë dhe me vullnetin e madh që kishte, gjithmonë ka kontribuar për familjen dhe shoqërinë që të gjithë së bashku të jemi krenar që në forma të ndryshme ishim pjesë e tij. Kjo ndarje nga jeta e Hakiut është shumë e dhimbshme. Ai do të na mungoj gjithmonë”, ka thënë kryetari Haziri.
Haziri mes tjerash ka thënë se shpirti i tij është larguar për në botën tjetër dhe lutemi të gjithë së bashku, që Zoti ta shpërblej me të mirat e tij dhe ta mëshiroj për veprat e mira qe ka lënë pas.
I qoftë i lehtë dheu njeriut që me humanitetin e tij ka lënë emër të fuqishëm dhe të paharruar mes nesh.
Lamtumire nipqe!