Skuadra nga Suhareka, Ballkani ka shënuar fitoren kundër Gjilanit me rezultat 4-1 në ndeshjen e vlefshme për Ipko Superligën e Kosovës.
Ballkani e ka turpëruar Gjilanin, derisa e ka mposhtur me rezultat të thellë 4-1, pavarësisht se ishte në disavantazh.
Pas kësaj fitore, Ballkani ngritët në pozitën e tetë në tabelë me 21 pikë të tubuara, ndërsa Gjilani ndodhet në vendin e katërt me 24 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Ballkani luan në udhëtim tek Trepça ’89, ndërsa Gjilani pret në shtëpi Ferizajn.