Në këto ditë të ftohta, vetëm dashuria dhe mirësia na mban ngrohtë” – është thënia me të cilën të rinjtë e Kamenicës e kanë shoqëruar aktivitetin e tyre.
Të rinjtë e Kamenicës, vullnetarë nga KVRL-ja (Këshilli i Veprimit Rinor Lokal), kanë marrë iniciativë për vendosjen e palltove nëpër qytet për njerëzit në nevojë, raporton KTV.
Kushdo që ka nevojë mund të marr një pallto, ato janë falas.
Njëjtë është vepruar edhe në qytetin e Ferizajt, ku qytetarë të ndryshëm kanë veshur drunjtë me xhaketa në të cilat është nga një porosi ku shkruan: “Nëse ke të ftohtë, mere këtë”.
Shembuj të këtillë u panë më herët në Turqi e në Bullgari, e qytetarët e Kamenicës dhe të Ferizajt, duke e pas parasysh që gjendja ekonomike në vendin tonë nuk është e mirë, vendosën që të ndjekin këtë shembull human.