Autoritetet policore kanë bërë me dije se në rrugën “Sadullah Brestovci”, në Gjilan, janë arrestuar dy të dyshuar, pasi që të njëjtit në gjendje të dehur kishin kanosur verbalisht dhe kanë penguar zyrtarët policorë gjatë detyrës.
Gjatë arrestimit zyrtarët policorë kanë përdorur sprejin, ku si pasojë njëri nga zyrtarët ka pësuar lëndime të lehta.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.