Pas aktiviteteve dhe sukseseve të shumta të kohëve të fundit, AKV “Gjilani, ishte pjesë edhe e Festivalit tradicional të këngës qytetare – “Teuta” në Tetovë, i cili u mbajt në kuadër të festave të nëntorit në qytetin e Tetovës, ka bërë me dije kryetari i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Gjilani”, Nehat Ferati.
Sipas tij, me një kolazh këngësh të përzgjedhura nga mjeshtri gjilanas, Murat Ismajli nën shoqërimin e orkestrës profesioniste të përbërë nga Bekim Rexhepaj, Burhan Azizi, Besim Baftiu, Arsim Baftiu, Fazli Berisha, e ku këngëtarët gjilanas: Qemajl Musliu, Remzi Leka, Nazim Gagica, Nehat Ferati, Meti Maloku, Eronita Qerimi dhe Adnan Leka, dhanë gjithçka nga përvoja e tyre për të paraqitur sa më mirë vlerat e tona kombëtare dhe për ta kënaqur publikun artdashës tetovar që ishte në masë të madhe prezent.
Këto ngjarje kulturore janë shume të domosdoshme për ruajtjen dhe kultivimin e këngës sonë, andaj një falënderim të veçantë për organizatorët për pritjen e jashtëzakonshme dhe që po arrijnë me shumë mund të mbahet ky festival dhe festivale tjera në qytetin e Tetovës”, ka thënë Ferati.
Sipas ti, AKV “Gjilani, po vazhdon përgatitjet në kushte jo të mira për programet e ardhshme sepse ka disa ftesa, por do të shikohen mundësitë financiare nëse do te kanë mbështetje nga institucionet tona, për të marr pjesë.