Tryeza të mbushura përplot ushqime tradicionale e me shumë prodhime vendore, kanë mbledhur rreth vetes prodhues, qytetarë dhe po ashtu klasën politike të Gjilanit.
E gjithë kjo në kuadër të ngjarjes tashmë të njohur si ”Darka e Lamës”, event ky i cili tashmë është bërë tradicional nga kjo komunë, njofton Klan Kosova.
Sikurse herave të kaluara edhe kësaj radhe kjo darkë ka nisur dhe aktulisht po priten të ftuar të shumtë për të qenë pjesë e saj.