Ky vend ka qenë problematik dhe janë shkaktuar shpesh aksidente. Komuna e Gjilanit ka vendosur që ta bëjmë këtë rrethrrotullim i cili besojmë shumë që do të ndikojë në parandalim të aksidenteve dhe qarkullim më të lehtë të veturave.
Sipas Komunës, është thënë se me ralizimin e këtij projekti, do të parandalohen aksidentet dhe qarkullimi i veturave do të jetë më i lehtë.
Rrethrrotullim në Gjilan ka përfunduar dje të në Rrugën e Prishtinës, vend ky në të cilin shpesh krijoheshin tollovi dhe në të cilin terreni isht tejet i papërshtatshëm shkaku i tatëpjetës që dërgon kah lagja Dardania, një ndër më të populluarat në qytet.
Radio Star përmes një njoftimi dje ka njoftuar se rruga e Prishtinës do të qëndroj e mbyllur për shkak të asfaltimit.
Ky ishtë njoftimit
“Rruga që ju shpije nga Shkolla Selami Hallaqi për në rrugën e Prishtinë,për momentin është e bllokuar për arsyje të asfaltimit të rrethrrotullimit që është duke u bërë andaj kjo rrugë vazhdon të jetë e bllokuar për momentin!”
Besohet se rregullimi i rrethrrotullimit në këtë pjesë të qytetit do të shmangen tollovitë. Radio Star, ka siguruar disa pamje nga rrethrrotullimi më i ri në qytetin e Gjilanit.