Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se është e çuditshme lehtësia me të cilën Serbia dhe Bosnja e Hercegovina e akuzojnë Kosovën.
Pacolli në një postim në Facebook ka thënë se Kosova duhet të sillet si shtet i barabartë mes shteteve të rajonit.
Këtë e bëjnë në sy dhe prapa syve tanë, e bëjnë në lindje e perëndim. Boll është boll, u tha para edhe se ta shpallnim pavarësinë, është koha që edhe BE ta afirmojë faktin që e ardhmja e qëndrueshme e marrëdhënieve korrekte dhe konstruktive kalon përmes kushtëzimit të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, me pranimin e faktit që Kosova është realitet shtet i pakthyeshëm”.
Madje, ai ka thënë se as Serbia dhe as Bosnja dhe Hercegovina nuk e kanë me taksën 100 %.
“Ne mirëkuptojmë rëndësinë e ruajtjes së frymës konstruktive, këtë po e bëjmë në secilin rast, por nuk mund të pranojmë asnjë situatë, që të mos sillemi brenda dhe ndërkombëtarisht sikurse na takon, si shtet i barabartë në mesin e shteteve tjera në rajon. Serbia dhe BeH që na akuzojnë për sjelljen shtetërore reciproke përmes taksës, le ta dijë secili kudo, se as njëra e as tjetra nuk e kanë me taksën për se, por më shumë e kanë hall të na fusin në kurthin e të sjellurit si kuazi-shtet. Ky ishte thelbi i asaj çfarë refuzova sot në WB6, dhe këtë ia thashë homologut tim nga BeH”, ka theksuar Pacolli.
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është duke qëndruar në Budvë të Malit të Zi, ku po përfaqëson Republikën e Kosovës në takimin e Ministrave të Jashtëm të Ballkanit perëndimor WB6.